Ambient zyrash me qira pranë Hilton Garden Inn Tirana në Tiranë.
Ambienti ndodhet në katin e 2-të të një kompleksi modern rezidencial dhe biznesi me administrim të mirëorganizuar.
Ndërtesa është konceptuar që në ndërtim për funksion administrativ dhe aktivitetesh biznesi.
Hapësira ofron një sipërfaqe totale prej 583 m² dhe organizohet nga 1 ambient i hapur dhe 2 tualete.
Prona ofrohet e pamobiluar dhe përshtatet lehtësisht sipas nevojave të biznesit tuaj.
Ambienti është rikonstruktuar së fundmi dhe disponon parket cilësor, dyer e dritare moderne, sistem ajri të kondicionuar dhe aspirim në çdo hapësirë.
Kompleksi garanton siguri dhe administrim 24 orë, ambiente të gjelbëruara, ashensorë dhe bar-kafe, ndërsa ofron edhe parkim me kamera sigurie kundrejt një pagese shtesë.
Lokacioni siguron lidhje të shpejtë me Rrugën e Kavajës dhe Unazën e Madhe.
Cmimi: 11.000 Euro/Muaj