+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ

Komisionet e Agjensise

Përshëndetje vizitorë të faqes sonë!

Agjentët tanë kanë bërë maksimumin që të kemi një shumëllojshmëri pronash dhe shpresojmë që të keni gjetur atë ose ato të cilët i përputhen kërkesës suaj. Para se të avanconi më tej është detyrë e jona ligjore t'ju lajmërojmë mbi komisionet (pagesat) që ne aplikojmë. Bazuar në Legjislacionin Shqiptar, të Drejtën Tregtare dhe praktikave të konsoliduara të agjentëve të pasurive të patundshme në të gjithë botën ne, në zotësinë e personit juridik aplikojmë tarifat e mëposhtme.

Shërbime falas ndaj palëve: Këshillim juridik i palëve në marrëdhënien tregtare. Këshillim ekonomik dhe vlerësim në parim i pronës. Vlerësim në total i tregut në një zonë të paracaktuar. Hartim ose këshillim gjatë hartimit të kontratave respektive. Shtim i pronave të shoqëruara me foto në sistemin e menaxhuar nga ne. Shoqërimi për të vizituar prona të zgjedhura nga klientët brenda qëllimit të parashikuar nga fusha jonë e aktivitetit.

Shërbimet me pagesë.
Ato shërbime që ne aplikojmë pagesën quhen komisione. Komisionet aplikohen vetëm ndaj palëve në një marrëdhënie tregtare e cila është arritur me ndërmjetësimin e stafit të agjencisë sonë.

Shitje

Komisioni ndaj palës e cila shet një pronë është 3% e vlerës totale të shitjes së pronës. Komisioni është i pavarur nga blerja me pagesë të plotë apo blerje me pagesë me këste. Komisioni i paguhet agjensisë në momentin e sigurimit të blerjes nga ana e palëve me një pagesë financiare.

Komisioni ndaj palës blerëse të një prone i cili është lajmëruar dhe/ose shoqëruar për të parë pronën në fjalë nga një ose më shumë persona të stafit tonë është 1% e vlerës totale të blerjes. Komisioni është i pavarur nga blerja me pagesë të plotë apo blerje me pagesë me këste. Komisioni i paguhet agjensisë në momentin e sigurimit të blerjes nga ana e palëve me një pagesë financiare.

Qira

Komisioni i palës që jep me qera një pronë është 1/12 e vlerës totale të qerasë në vitin e parë. Ky komision zbatohet vetëm për vitin e parë të parashikuar në kontratë ose më pak se një vit. Ky komision nuk aplikohet në vitin e dytë e në vazhdim të kontratës ose në rinovimet e mundshme pas vitit të parë.

Komisioni ndaj palës e cila merr me qera një pronë është 1/2 e vlerës totale të qerasë mujore, pamvarësisht kohëzgjatjes së kontratës. Ky komision zbatohet për qeramarrjet nga 1 muaj deri në 12 muaj. Ky komision nuk aplikohet në vitin e dytë e në vazhdim të kontratës ose në rinovimet e mundshme pas vitit të parë.

Për kontrata 3 vjeçare e sipër për qiradhënësin aplikohet komisioni i barabartë me vlerën e 2 muajve të qerasë.

Konfidencialiteti i marrëdhënies tregtare është një nga parimet bazë të biznesit në të cilin operojmë, një nga pikat të cilat ne krenohemi dhe gjithashtu i garantuar nga Legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.