Apartament per zyra ne shitje prane Farmacise Greke ne Tirane. Apartamenti ndodhet ne nje nga zonat me te preferuara per biznes dhe zyra, ne rrugen Vaso Pasha. Pozicionohet ne katin e III-te te pallatit, i pajisur me ashensor. Ka nje siperfaqe prej 72 m2, e shtrire ne dy ambjente, te cilat dhe mund te ndryshohen dhe organizohen sipas deshires. Perfshihet nje tualet si dhe ballkoni me pamje nga lumi Lana. Avantazh i kesaj prone jane mundesite e shkelqyera per reklamim; te gjitha dritaret jane te orientuara nga rruga kryesore. Ju mund te shfrytezoni edhe tarracen. Dokumentacion i rregullt hipotekor.
Cmimi: 1500 euro/m2