Apartament 1+1 me qera ne rrugen Qemal Stafa, ne zonen e Pazarit te Ri ne Tirane.
Ndodhet ne katin e II-te te nje pallati te vjeter.
Ka nje siperfaqe te brendshme prej 60 m2 e cila organizohet ne nje dhome ndenje dhe kuzhine te perbashket, nje dhome gjumi, nje tualet dhe nje korridor.
Ofrohet i mobiluar dhe ka te gjitha paisjet e nevojshme elektroshtepiake. Dyert jane te reja dhe dritaret jane dopio xham dhe me grila, po ashtu te reja. Pajisjet hidrosanitare jane cilesore. Eshte i shtruar me pllake.
Apartamenti eshte i rikonstruktuar dhe mobilimi eshte ri.
Nje kondicioner per ngrohje dhe ftohje eshte instaluar ne dhomen e ndenjes dhe nje ne dhomen e gjumit.
Pallati ofron administrim por nuk ka ashensor.
Zona eshte shume e zhvilluar dhe e preferuar dhe ka prane te gjitha sherbimet e nevojshme per komunitetin. Ka bare, restorante, dyqane fruta perimesh, dyqane peshku, dyqane mishi, furre buke, etj.
Ka akses ne rrugen Qemal Stafa, ne rrugen Hoxha Tahsim, ne zonen e Ushtarit te Panjohur, ne zonen e 9-katesheve dhe ne Qendren e Tiranes
Cmimi: 350 Euro/muaj