Apartament me qera prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise ne Tirane.
Ndodhet ne katin e 3-te ne nje pallat te ri, ne fillim te rruges Sami Frasheri.
Banesa ka siperfaqe prej 115 m2 te ndare ne sallon te madh, kuzhine te vecuar, 2 dhoma gjumi, koridor, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Ofrohet e mobiluar me te gjitha pajisjet. Ngrohja dhe ftohja behet nepermjet kondicionereve ne cdo dhome.
Hapesirat e brendshme jane te organizuara mire dhe te ndricuara me drite natyrale gjithe diten. Ballkonet ofrojne pamje te rruges Myslym Shyri dhe jane te orientuara nga lindja e perendimi.
Apartamenti pozicionohet ne nje vend qendror dhe shume te preferuar, disa metra larg qendres se Tiranes, Bllokut, parkut Rinia etj.
Zona perreth eshte e qete dhe shume e zhvilluar. Ketu do te gjeni te gjitha sherbimet dhe fasilitetet qe ju nevojiten ne menyre qe te beni nje jetese sa me te rehatshme.
Prane saj do te gjeni bar-kafe, restorante, supermarkete, minimarkete, kopshte per femije, shkolle te mesme etj.
Pallati ofron administrim, ashensor dhe siguri.
Cmimi 900 Euro / muaj.