Apartament per shitje ne fillimin e rruges Dritan Hoxha ne Tirane.
Ndodhet ne katin e 6-te ne nje pallat te ri, prane rruges kryesore.
Me nje siperfaqe prej 109 m2 banesa ndahet ne sallon, vend per kuzhinen me vete, 2 dhoma gjumi, koridor dhe ballkon.
Ne cmim perfshihen shtrimi me pllaka i ambjentit dhe mobilimi i tualeteve me te gjitha pajisjet hidrosanitare sipas firmes ose nese deshironi ti mobiloni vete atehere do ju behet zbritja e shpenzimeve te tyre.
Apartamenti ka organizim shume te mire te dhomave te mbushura me drite natyrale gjate gjithe dites.
Ballkoni ofron pamje te mrekullueshme te rruges kryesore dhe eshte i orientuar nga lindja e veri-perendimi.
Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes eshte i instaluar ne te gjithe ambjentin.
Zona perreth eshte e qete dhe e zhvilluar shume kohet e fundit. Prane saj do te gjeni te gjitha sherbimet dhe fasilitetet qe ju nevojiten ne menyre qe te beni nje jetese sa me komode e te rehatshme.
Pallati ju ofron administrim, siguri dhe ashensor. Ka akses ne rrugen ne Unazen e Vogel te Tiranes, rrugen e Durresit dhe ne autostraden Tirane-Durres.
Kjo prone eshte ne procesin e fundit te hipotekimit.
Cmimi 900 Euro / m2