Apartament me qera prane rruges Fadil Rada dhe Gjykates se Apelit ne Tirane.
Ndodhet ne katin e 9-te dhe te parafundit ne nje pallat te ri te pajisur me ashensor.
Me nje siperfaqe prej 144 m2 banesa organizohet si me poshte:
Sallon te madh se bashku me vendin e ngrenies, kuzhine te vecuar te aneks, 2 dhoma gjumi, dhome tjeter e cila sherben si zyre, 2 tualete dhe ballkon.
Ofrohet e mobiluar.
Apartamenti ka sistem qendror per ngrohje dhe ftohje, dritare dopio xham te pajisura me grila, fasade xhami te medha ne sallon duke krijuar nje ndricim natyral, dhomat e gjumit jane te shtruara me parket etj.
Kjo prone eshte e orientuar nga jug-perendimi. Ballkoni ofron pamje panoramike te qytetit dhe bulevardit Zhan D Ark.
Zona perreth eshte e zhvilluar dhe lehtesisht e aksesueshme.
Pallati pozicionohet disa minuta larg qendres se Tiranes, Pazarit te Ri, zones se Bllokut etj. Brenda cmimit perfshihet edhe nje vend parkimi per makinen ne garazhd.
Cmimi 700 Euro / muaj