+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Apartament me qira Apartament me qera shume prane me zonen e Bllokut ne Tirane Kthehu te rezultatet
Me Qira

Apartament me qera shume prane me zonen e Bllokut ne Tirane

Rruga Perlat Rexhepi · Tirane Ref 217-48A
1400 €/muaj
220 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
3
banjo
4
kati

Rreth kësaj prone

Apartament dupleks me qera ne rrugen Milto Tutulani ne Tirane.

Apartament ndodhet ne katin katert dhe te peste te nje pallati te ri.

Siperfaqja totale prej 220 m2  eshte e organizuar ne 170 m2 siperfaqe e brendshme dhe 50 m2 verande.

Siperfaqja e brendshme eshte e organizuar ne :

Kati i Pare: Salloni ku ndodhet dhe nje oxhak funksional, kuzhine e vecuar sebashku me ambientin e ngrenies, dhome lavanteri, tualet dhe dalje  ne verande.

Kati  i dyte: Tre dhoma gjumi njera prej te cilave ka dhe dhome garderobe brenda, ballkon, korridor dhe dy tualete.

Shtepia ofrohet totalisht e mobiluar me nje stil modern dhe shume komod, ka mure dekorative me tulle ngjyre kafe.

Apartamenti eshte i shtruar me parket pervec  pjeses se kuzhines qe eshte i shtruar me pllaka cilesore.

Dritaret jane druri, dopio xham  dhe veranda ka orientim nga jugu,lindja dhe perendimi me nje pamje te hapur dhe duke ofruar drite dielli gjate gjithe dites.

Ftohja dhe ngrohja sigurohen nepermjet kondicionereve te pajisur ne cdo dhome.

Zona eshte e qete dhe ka akses te lehte ne zonen e bllokut,  ne sheshi Wilson dhe shume prane Parkut Kombetar.

Pallati ofron administrim, ashensor dhe kamera sigurie.

Ofrohet nje vend parkimi te perfshire ne cmim.

 

Cmimi: 1400 Euro/muaj. 

 

Detajet e pronës

Lloji
Apartament
Statusi
Me Qira
Sipërfaqja
220 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
3
Ballkon
2
Parkim
1
Kati
4
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Perlat Rexhepi

Vendndodhja

Prona të ngjashme