+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Apartament me qira Apartament modern me qera 3+1 ne Bllok ne Tirane Kthehu te rezultatet
Me Qira

Apartament modern me qera 3+1 ne Bllok ne Tirane

Rruga Ismail Qemali · Tirane Ref 315-53m
1500 €/muaj
200 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
2
banjo
7
kati

Rreth kësaj prone

Apartament me qera ne rrugen Ismail Qemali ne Tirane.
I pozicionuar ne katin e shtate te nje pallati te ri me ashensor.
Nje nga ndertesat me moderne dhe te mirendertuara te kryeqytetit.
Lokalizohet  ne nje nga zonat me te preferuara te Tiranes, me akses ne zonen e ish Bllok-ut , Tiranen e Re dhe Liqenin Artificial.
Ne kte zone ndodhen zyra biznesesh te njohura, restorante dhe bare, dhe kane zgjedhur rezidenca banimi mjaft punonjes te huaj.
Ambjenti i brendshem i apartamentit eshte i sapo rikonstruktuar .
Te gjitha punimet jane bere me materjale cilesore.
Mobilimi eshte bere me nje stil te vecante dhe te rafinuar.
Ka nje siperfaqe prej 200 m2 . Ka nje korridor ne hyrje qe te drejton ne sallon spacioz, me zone ndenje , me nje ndarje te vecante per zone TV , zone ngrenje me tavoline te madhe .
Ne vazhdimesi eshte dhoma e gjumit e cila ka edhe nje pjese ndenje me pamje nga ballkoni, dhome e vecante studio.
Kuzhina eshte e kompletuar me pajisje cilesore elektoshtepiake ,lavastovilje dhe me kende ngrenje. Me nje korridor te dyte shkohet ne dhomen e gjumit matrimoniale ,garderobe ne dhome te vecante dhe tualet.
Tualeti eshte i pajisur me pajisje cilesore hidrosanitare dhe vaske me hidromasazh.
Dhomat dhe salloni kane dalje ne ballkon te madh ne forme verande, qe ofron nje pamje shplodhese te rrethuar me gjelberim, dhe shikon mbi zonen e Bllok-ut.
Ballkoni ka dhe nje ambjent relaksi , kolltuk kashtor me karrige.
Apartamenti eshte i pajisur me sistem ndricimi, sistem ngrohje/ftohje me kondicionere.
Eshte i instaluar edhe sistemi i ngrohjes me kaldaja qendrore.
Apartamenti ka lidhje me gjenerator per elektricitetin, dhe ka te instaluar sistemin e dritave te emergjences.
Ofron te gjitha kushtet per nje jete komode prane te gjitha faciliteteve.
Ka akses ne rrugen Ismail Qemali, Pashko Vasa, bulevardi Deshmoret e Kombit.
Ofron parkim te mbyllur me garazhd.


Cmimi 1500 Euro / muaj (taksa te perfshira)

Detajet e pronës

Lloji
Apartament
Statusi
Me Qira
Sipërfaqja
200 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Ballkon
1
Parkim
1
Kati
7
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Ismail Qemali

Vendndodhja

Prona të ngjashme