Apartament 1+1 në shitje ne Rrugen Xhemal Tafaj, midis zonës së Selvisë dhe Pazarit të Ri ne Tiranë.
Apartamenti ndodhet në katin e parë të një godine ekzistuese, pa ashensor.
Me një sipërfaqe totale prej 65m2, nga të cilat 41.5m2 janë të regjistruara në hipotekë dhe 23.5m2 janë sipërfaqe shtesë.
Organizimi i brendshëm përbëhet nga salloni, kuzhina e veçuar, një dhomë gjumi, një tualet dhe korridori lidhës.
Orientimi i apartamentit është nga Jugu.
Zona është e zhvilluar dhe ofron akses të shpejtë në rrugën e Dibrës, rrugën Qemal Stafa, Qendrën e Tiranës dhe zona të tjera kryesore të qytetit.
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor per siperfaqen 41.5m2 dhe siperfaqja 23.5m2 eshte ne proces legalizimi.
Çmimi: 130,000 euro.