+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë në shitje Vile 2 kateshe per shitje ne zonen e Prezes ne Tirane Kthehu te rezultatet
Në Shitje

Vile 2 kateshe per shitje ne zonen e Prezes ne Tirane

Preze · Tirane Ref 1124-4A
295.000 €
251 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
2
banjo
2
kati

Rreth kësaj prone

Vile per shitje prane Kalase se Prezes ne Tirane.
Ofron nje siperfaqe totale ndertimi prej 251m2 e ndare ne dy kate dhe siperfaqe toke prej 750m2.
Kati i pare i viles ofron nje siperfaqe prej 137m2 i organizuar ne nje sallon, kuzhine te vecuar, nje dhome gjumi dhe nje tualet. 
Pjese e ketij kati eshte dhe nje garazh i mbyllyr i cili eshte i aksesueshem si nga jashte ashtu dhe nga kuzhina i cili sherben edhe si nje depo.
Ne pjesen e nendheshme te shtepise eshte dhe nje kantine e vogel, e cila aksesohet me shkalle nga kuzhina.
Kati i dyte i shtepise ka nje siperfaqe prej 114m2 dhe ofron 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe nje verande.
Vila ofrohet e mobiluar, ka nje oxhak funksional te pozicionuar ne dhomen e ndenjes, sistem kaldajash ne te gjithe shtepine si dhe kondicioner, per te mundesuar ngrohje dhe ftohje ne cdo menyre te deshiruar.
Ne tarace ka gjithashtu te vendosur panele diellore qe bejne te mundur qe uji i ngrohte te mos mungoje asnjehere.
Zona eshte e qete, plot gjelberim me infrastrukture te rregullt dhe cdo facilitet gjendet prane, per nje jetese komode.
Prona eshte ne pajisur me certifikate te rregullt pronesie.

Cmimi: 295.000 euro
 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Në Shitje
Sipërfaqja
251 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Ballkon
1
Parkim
1
Kati
2
Qyteti
Tirane
Adresa
Preze

Vendndodhja

Prona të ngjashme