+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë në shitje Vile 2-kateshe per shitje ne zonen e Saukut te Vjeter ne Tirane Kthehu te rezultatet
Në Shitje

Vile 2-kateshe per shitje ne zonen e Saukut te Vjeter ne Tirane

Rruga Selim Brahja · Tirane Ref 426-56A
650.000 €
613 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
3
banjo

Rreth kësaj prone

Vile per shitje ne nje nga zonat me te qeta dhe te preferuara te Tirane, ne rrugen Selim Brahja.
Prona shtrihet ne nje siperfaqe trualli prej 613 m2 dhe ofron 290 m2 ndertim te organizuar ne menyre funksionale ne dy kate banimi, se bashku me garazh. 
Arkitektura e viles eshte menduar per te garantuar hapesire, drite natyrale dhe nje stil jetese komod.

Kati i pare perbehet nga nje sallon i bollshem i integruar me ambientin e gatimit, nje dhome ndenjeje, nje tualet, korridor shperndares dhe dy ballkone qe ofrojne dalje direkte ne ambientet e jashtme. 
Ky kat krijon nje atmosfere te ngrohte dhe mikpritese per jeten e perditshme dhe pritjen e miqve.

Kati i dyte organizohet ne tre dhoma gjumi te mirestrukturuara, dy tualete, korridor dhe tre ballkone, duke ofruar rehati dhe privatesi per cdo anetar te familjes.
 Hapesirat jane te bollshme dhe te ndricuara gjate gjithe dites.

Vila ofrohet e mobiluar me stil bashkekohor, e pajisur me te gjitha kushtet e nevojshme per nje jetese komode.
 Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes realizohet permes tre kondicionereve, duke garantuar temperature optimale ne cdo stine.

Ambienti i jashtem eshte nje nga pikat me te forta te kesaj prone: trualli eshte i rrethuar me mur, i sistemuar me gjelberim dhe i mbjelle me peme frutore, duke krijuar nje hapesire relaksuese ideale per te kaluar kohe cilesore ne natyre.

Siguria dhe funksionaliteti jane te garantuara permes sistemit te kamerave, si dhe portes dhe garazhit me hapje-mbyllje elektrike.
 Prona disponon parkim ne katin 0 per deri ne 3 automjete, si dhe mundesi parkimi shtese jashte viles.

Pozicionimi i saj strategjik ofron akses te menjehershem me Autostrada Tirane-Elbasan, rrugen Herman Gmeiner dhe afersi me Parku i Liqenit Artificial, duke e bere kete vile nje zgjedhje ideale per nje jetese te qete prane natyres, por njekohesisht prane faciliteteve kryesore te qytetit.

Cmimi:650.000 euro
 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Në Shitje
Sipërfaqja
613 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
3
Ballkon
5
Parkim
1
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Selim Brahja

Vendndodhja

Prona të ngjashme