+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë në shitje Vile 2 - kateshe per shitje prane zones Koder Kamez ne Tirane (TRS-216-20b) Kthehu te rezultatet
Në Shitje

Vile 2 - kateshe per shitje prane zones Koder Kamez ne Tirane (TRS-216-20b)

Rruga Abdyl Elmazi · Tirane Ref 216-20b
170.000 €
580 m²
sipërfaqe
4
dhoma gjumi
3
banjo

Rreth kësaj prone

Vile per shitje prane rruges Abdyl Elmazi ne Tirane.

Toka ka siperfaqe totale prej 580 m2 ndersa ndertimi me nje siperfaqe prej 260 m2.

Toka eshte e ndare ne dy pjese ku ne njeren ane ndodhet vila se bashku me garazhdin e mbyllur te makines ndersa ne anen tjeter te saj eshte toke bosh se bashku me nje godine te paperfunduar dhe hyrja e katit te dyte te viles.

Eshte e rrethuar e gjitha me mur dhe e pajisur me dy porta te medha hyrese.

Ne katin e pare te viles do te gjeni sallon, kuzhine te vecuar se bashku me vendin e ngrenies, 2 dhoma gjumi, koridor, 2 tualete dhe verande.

Kati i dyte ka sallon te madh se bashku me kuzhinen, 2 dhoma, tualet, koridor dhe ballkon. 

Gjithashtu vila ka papafingo me nje termoizolim shume te mire te cilen ju mund ta shfrytezoni dhe 2 dhoma te vogla ne bodrumin e saj.

Shitet e mobiluar me te gjitha pajisjet e saj.

Vila eshte ndertuar ne vitin 2006 me nje ndertim cilesor dhe parametra Londineze.

Oborri i viles eshte i ndricuar, shtruar me pllaka dhe peme te ndryshme dhe ka sistem kanalizimi te rregullt.

Te gjitha dritaret e saj jane dopio xham dhe te pajisura me grila.

Zona perreth po zhvillohet shume kohet e fundit dhe ka nje infrastukture te rregullt. Ka akses te drejperdrejte ne liqenin e Paskuqanit, zonen e Kamzes dhe Institutit te Larte Bujqesor.

Vila eshte me hipoteke.

Cmimi 170.000 Euro

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Në Shitje
Sipërfaqja
580 m²
Dhoma gjumi
4
Banjo
3
Ballkon
2
Parkim
1
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Abdyl Elmazi

Vendndodhja