+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë në shitje Vile 2 kateshe per shitje prane zones se Kinostudios ne Tirane (TRS-1218-20E) Kthehu te rezultatet
Në Shitje

Vile 2 kateshe per shitje prane zones se Kinostudios ne Tirane (TRS-1218-20E)

Rruga Kleanthi Koci · Tirane Ref 1218-20E
250.000 €
236 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
1
banjo

Rreth kësaj prone

Vile ne shitje ne rrugen Kleanthi Koci ne zonen e Kinostudios ne Tirane.

Siperfaqja e parceles ndertimore eshte 236.4 m2.

Vila perbehet nga kati perdhe qe funksionon nje pjese si garazh dhe nje pjese si biznes me siperfaqe ndertimi 130.8 m2 dhe me lartesi 5m, kati i pare me sallon te madh, tre dhoma gjumi, nje tualet dhe tre ballkone me siperfaqe ndertimi 151.6 m2 dhe kati i dyte ne ndertim me siperfaqe ndertimi 151.6 m2.

Objekti eshte ndertuar ne vitin 2004 me materiale ndertimi mjaft cilesore.

Aktualisht vetem kati i pare eshte i banueshem sepse kati i dyte eshte akoma ne ndertim. 

Vila ofrohet e mobiluar me mobilimin e katit te pare. Kati perdhe dhe kati i dyte ofrohen bosh.

Katet lidhen me njeri tjetrin nepermjet shkalleve te jashtme dhe secila nga hyrjet eshte e vecuar.

Perben nje mundesi te mire investimi per biznes apo edhe per banim sepse ekziston mundesia per ta organizuar ne disa apartamente.

Oborri qe ndodhet perpara viles eshte i mbjelle me bime te ndryshme dhe ofron nje ambient pushimi.

Dera kryesore eshte me kangjella hekuri te bera me dore.

Ka akses te lehte dhe me rruge te asfaltuara ne rrugen Myslym Keta, ne rrugen e Arbrit, ne zonen e Freskut dhe ne zonen e Kinostudios.

Prona eshte ne procesin e fundit te hipotekimit.

 

Cmimi: 250.000 Euro

 

 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Në Shitje
Sipërfaqja
236 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
1
Ballkon
3
Parkim
1
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Kleanthi Koci

Vendndodhja

Prona të ngjashme