+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë me qira Vile 3 kateshe me qera ne nje kompleks vilash prane TEG , Lunder , Tirane (TRR-418-60a) Kthehu te rezultatet
Me Qira

Vile 3 kateshe me qera ne nje kompleks vilash prane TEG , Lunder , Tirane (TRR-418-60a)

Lunder · Tirane Ref 418-60a
3000 €/muaj
420 m²
sipërfaqe
4
dhoma gjumi
4
banjo

Rreth kësaj prone

Vile me qera ne nje kompleks rezidencial ne afer me TEG, ne Lunder.

Vila eshte moderne dhe e re, e sapondertuar.

Siperfaqja ndertimi  bashke me bodrumin eshte 420 m2 e ndare ne 3 kate.

Kati i pare ofron sallon , kuzhine , nje tualet dhe nje verande te madhe perpara.

Kati i dyte perbehet nga 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Kati i trete perbehet nga nje dhome e madhe, studio, tualet dhe ballkon.

Kati perdhe eshte dizenjuar te jete per sherbimet , ne te ndodhet nje dhome e madhe me vetrate xhami e cila hapet me dalje direkt ne oborr, mund te perdoret per palester etj , nje magazine dhe nje dhome lavanderi.

Vila ofrohet e shtruar me parket , me system qendror ngrohje ftohje, sistem ndricimi, me kuzhine me te gjitha paisjet.

Oborri eshte mirembajtur dhe ka nje siperfaqe prej 800 m2.

Ne pjesen e jashtme ndodhet edhe nje kend per barbeque , vendet e parkimit jane projektuar te jene ne pjesen e mbrapme.

 

Cmimi: 3000 Euro/muaj

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Me Qira
Sipërfaqja
420 m²
Dhoma gjumi
4
Banjo
4
Ballkon
2
Parkim
1
Qyteti
Tirane
Adresa
Lunder

Vendndodhja