+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë me qira Vile me qera te Residenca Long Hill ne Lunder , Tirane , (TRR-915-6a) Kthehu te rezultatet
Me Qira

Vile me qera te Residenca Long Hill ne Lunder , Tirane , (TRR-915-6a)

Lunder · Tirane Ref 915-6a
2500 €/muaj
219 m²
sipërfaqe
3
dhoma gjumi
3
banjo

Rreth kësaj prone

Vilë 2-katëshe me qira në Long Hill Residence, Lundër

Vilë moderne me qira në Long Hill Residence, një nga rezidencat më prestigjioze dhe më të preferuara në zonën e Lundrës.

Rezidenca njihet për ndërtimet cilësore, administrimin dhe mirëmbajtjen e shkëlqyer, komunitetin e qetë, ambientet e gjelbëruara, ajrin e pastër, si dhe facilitetet që ofron, si pishina të jashtme, bar dhe restorant.

Vila ka një sipërfaqe të brendshme prej 219 m², të organizuar në dy kate, dhe një oborr privat prej 533 m², i sistemuar me gjelbërim dhe pemë dekorative.

Organizimi i ambienteve:

Kati i parë:

  • 3 dhoma gjumi, njëra prej tyre e pajisur me garderobë (walk-in closet)
  • 2 tualete

Kati i dytë:

  • Sallon i bollshëm me oxhak funksional
  • Ambient ngrënieje
  • Kuzhinë e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket
  • Ballkon
  • Tualet

Vila disponon gjithashtu një depo, e pozicionuar ndërmjet dy kateve.

Prona ofrohet plotësisht e mobiluar me stil modern dhe mobilje të një cilësie të lartë.

Kuzhina është e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, ndërsa salloni me oxhak krijon një ambient të ngrohtë dhe komod.

Të gjitha dhomat e gjumit janë të mobiluara dhe gati për banim.

E gjithë vila është e shtruar me parket druri dhe është e pajisur me sistem qendror ngrohje dhe ftohje, duke garantuar komoditet maksimal në çdo stinë.

Oborri privat është i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur me kujdes, i mbjellë me pemë dhe bimësi dekorative, duke ofruar privatësi dhe një atmosferë relaksuese.

Çmimi: 2.500 Euro/muaj, përfshirë taksat.

 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Me Qira
Sipërfaqja
219 m²
Dhoma gjumi
3
Banjo
3
Ballkon
2
Qyteti
Tirane
Adresa
Lunder

Vendndodhja

Prona të ngjashme