+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë me qira Vile moderne me qera prane qendres tregtare TEG ne Tirane (TRR-916-7b) Kthehu te rezultatet
Me Qira

Vile moderne me qera prane qendres tregtare TEG ne Tirane (TRR-916-7b)

Rruga Dervish Shaba · Tirane Ref 916-7b
3000 €/muaj
350 m²
sipërfaqe
5
dhoma gjumi
4
banjo

Rreth kësaj prone

Vile 4-kateshe me qera prane qendres tregtare TEG ne Tirane.

Pozicionohet ne nje kompleks vilash te sapoperfunduar, ne krah te rruges kryesore. Kompleksi perfshin 3 vila dhe ju ofron siguri maksimale.

Vila ka siperfaqe ndertimi prej 350 m2 dhe siperfaqe oborri prej 650 m2. Eshte e organizuar si me poshte:

Bodrumi perfshin garazh te mbyllur per dy makina, salle e madhe e cila mund te sherbeje si sallon ose dhome per lojera te ndryshme dhe magazine e vogel.

Kati i pare ka sallon te pajisur me fasade te madhe xhami dhe me nje oxhak funksional, ambient per kuzhinen me vete dhe tualet,

Kati i dyte eshte zona e fjetjes dhe ka 3 dhoma dhe 2 tualete ( njera prej tyre ndodhet brenda dhomes ),

Kati i trete ka 2 dhoma ku njera prej tyre mund te sherbeje si studio ose zyre, tualet, pishine dhe verande te madhe.

Vila ofrohet me kuzhine te mobiluar dhe sistem qendror per ngrohje dhe ftohje. Oborri eshte i gjelberuar dhe i mbjelle me peme e lule te ndryshme.

Ndertimi i viles eshte shume modern dhe veranda ka pamje te mrekullueshme te lagjes perreth. Hapesirat e brendshme jane te bollshme dhe te mbushura me drite natyrale gjate gjithe dites.

Kjo prone pozicionohet ne nje nga zonat me te mira, te pozicionuar ne periferi te Tiranes. Ketu do te gjeni qetesine qe ju nevojitet dhe ajrin e paster.

 Cmimi 3000 Euro / muaj 

 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Me Qira
Sipërfaqja
350 m²
Dhoma gjumi
5
Banjo
4
Ballkon
1
Parkim
1
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Dervish Shaba

Vendndodhja