+355 69 608 8288 info@realestate.al EN·SQ
Kreu Vilë në shitje Vile per shitje prane rruges Kastriotet ne Kamez (TRS-118-53R) Kthehu te rezultatet
Në Shitje

Vile per shitje prane rruges Kastriotet ne Kamez (TRS-118-53R)

Rruga Paloke Kurti · Tirane Ref 118-53R
450.000 €
580 m²
sipërfaqe
7
banjo

Rreth kësaj prone

Vile per shitje ne rrugen Paloke Kurti ne Tirane.

Vila ndodhet ne distance 50 m nga rruga Kastriotet qe lidh Tiranen me Fushe-Krujen.

Kjo prone ka nje siperfaqe trualli prej 580 m2 dhe siperfaqe ndertimi 610 m2.

Kati perdhe eshte i organizuar ne ambient te hapur dhe nje tualet, eshte konceptuar te sherbeje si magazine.

Kati i pare eshte i organizuar ne formen e nje apartamenti me nje sallon, kuzhine e vecuar, tre dhoma gjumi, nje verande rreth 30 m2 dhe dy tualete.

Kati i dyte eshte i pajisur me shkalle te vecanta.

Organizohet ne formen e dy apartamenteve ku njeri strukturohet ne nje sallon, ambient gatimi i ndare, dy dhoma gjumi, nje ballkon dhe dy tualete ndersa tjetri ne nje sallon, kuzhine e ndare, nje dhome gjumi, nje ballkon dhe nje tualet.

Kati i trete organizohet ne dhome ndenje me ambient gatimi te perfshire, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe nje verande panoramike 60 m2.

Vila ofrohet e mobiluar me nje stil bashkekohor dhe permban investime shtese si piktura murale, sistem ndricimi ne spote te ndryshme etj.

Rregullimi i temperatures se brendshme sigurohet nepermjet nje sistemi kondicionimi qendror, sistem I ngrohjes me kaldaje dhe nga kondicionere.

Ne total vila ka gjithsej 14 ambiente ku perfshihen dhoma dhe salla, tre ballkone, dy veranda dhe shtate tualete.

Oborri i jashtem ofron nje mjedis clodhes dhe te kuruar deri ne detaje.

 

Cmimi: 450.000 Euro

 

Detajet e pronës

Lloji
Vilë
Statusi
Në Shitje
Sipërfaqja
580 m²
Banjo
7
Ballkon
3
Qyteti
Tirane
Adresa
Rruga Paloke Kurti

Vendndodhja